Festat e Nëntorit, Kuvendi hap dyert për të gjithë qytetarët
Festat e Nëntorit
Tashmë, vetëm pak ditë na ndajnë nga 28-29 nëntori, Festa e Flamurit dhe e çlirimit dhe përgatitjet për festime kanë nisur prej javësh.
Ndërkohë që përgatitjet vazhdojnë, Kuvendi ka njoftuar që me rastin e festave do të hapë dyert për të gjithë qytetarëve nga ora 10.00 deri në 14.00.
Ashtu siç është bërë traditë tanimë, Kuvendi do të organizojë aktivitetin “Dyert e Hapura” pranë sallës së seancave plenare.
Të gjithë qytetarët mund të kenë mundësinë të të vizitojnë nga afër ambientet ku zhvillohen punimet e Kuvendit.
26.11.2017