Sër Aleks Ferguson ka marrë edhe çmimin e fundit të karrierës së tij si trajner, duke u shpallur trajneri më i mirë i sezonit 2012-’13. Për teknikun e Junajtid ky çmim fitohet për herë të 11-të në karrierën e tij, ndërsa për herë të parë skocezi nderohej në vitin 1994. 71-vjeçari pranoi se ishte një kënaqësi që e fitonte këtë çmim dhe nuk ndihej aspak keq që po dilte në pension, edhe pse do t’i mungonte futbolli. Kur e pyetën se çfarë ka ndërmend të bëjë gjatë gjithë javës, ai tha se do të “thajë” të gjitha vreshtat e verës. Pengu i vetëm i tij është fakti që Robin Van Persi nuk fitoi asnjë çmim prestigjioz nga vota e lojtarëve apo trajnerëve këtë sezon, veç “Këpucës së Artë”. Holandezi ndihmoi “djajtë” të fitonin titullin e 20-të me 25 golat e tij në “Old Trafford”. Ndërkohë, pas çmimit të lojtarit më të mirë dhe të ri të sezonit, Garet Bejl është shpallur lojtari më i mirë i Premier Ligës.
Çmenden Spërsat, 45 mln euro Bejlit për 5 vjet Totenhemi është i sigurt se mund ta mbajë Garet Bejlin në “White Hart Lane” me një kontratë të parefuzueshme në fund të këtij sezoni. Bosi i klubit, Daniel Levi, është gati t’i ofrojë 170 mijë euro në javë yllit uellsian, në rast se londinezët do të sigurojnë një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Emri i lojtarit të vitit në Angli këtë sezon është përfolur për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit, por Spërsat u kanë rezistuar sulmeve të spanjollëve edhe në sezonet e shkuara. Kontrata e re, që pritet t’i ofrohet talentit 23-vjeçar, është 5-vjeçare dhe kap vlerën e 45 mln eurove, gati dyfishi i pagës aktuale.
Ferguson dhe Bejl marrin çmimet e...
Ferguson dhe Bejl marrin çmimet e…
18.05.2013
Burimi: Gazeta Panorama Sport
Etiketime bale balkan web balkanweb ballkan web ballkanweb ballkanweb.com lajmifundit bejl bill gates bota sot ferguson forma trupore gareth bale gazeta koha jone gazeta koha jone horoskopi gazeta mapo gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta tema gazetashekulli humbje e peshes ikub.al kampionati anglez kosova sot lajme shqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga kosova lajmet e fundit shqip lajmet shqip lajmi fundit lajmi i fundi lojtari me i mire premier league sir alex ferguson trajneri me i mire