Flirti është sekreti për të bërë karrierë. Ky është konkluzioni i dhënë nga London School of Economics dhe Haas School of Business.
Studimi në fjalë shpjegon se femrat janë më të zonja në fushën e flirtimit për të bërë karrierë, duke marrë pikë nga kolegët e tyre meshkuj në rrugën e suksesit.
Ekspertët thonë se saktësimi i fjalës “flirt” në punë është krejt ndryshe nga ai që përdoret çdo ditë. Përmes saj, thuhet se flirti në punë është aftësia për të vendosur raporte më të afërta me kolegët dhe te shefat, për të krijuar një klimë pune të kënaqshme.
Sipas studiuesve thuhet se femra është më e zonja në këtë sektor, pasi di të jetë e pëlqyeshme, e sjellshme dhe më e komunikueshme me shefin.
Në rastin e mashkullit sa do i sjellshëm të jetë ndaj femrave eprore, nëse synon diçka më shumë vihet më shpejtë në siklet
26.11.2012
Burimi: Ikub.al