Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»SOCIALE»Fëmijët, stresi u largohet duke folur me nënën
Fëmijët, stresi u largohet duke folur me nënën

Fëmijët, stresi u largohet duke folur me nënën

8 vite më parë Komento

stresi tek femijet lajm-shqipZëri i nënës largon stresin. Tani e tutje kur një bashkëshort të shohë të shoqen duke folur pafund me të ëmën nuk duhet të shqetësohet, por të lumturohet. Një studim i bërë nga Universiteti Medison i Uiskonsit ka treguar se për t’u ndier më mirë mjafton të dëgjosh zërin e nënës dhe mërzitja largohet si me dorë. Studiuesit vunë re se çdo gjë ka një bazë shkencore: duke dëgjuar zërin e një mike ose atë të nënës, që është gjëja më e shtrenjtë në botë, trupi i njeriut çliron oksitocinën, një hormon që ul nivelin e stresit, largon mendimet negative, rrit qetësinë, vetëvlerësimin dhe besimin në vetvete. Në të njëjtën kohë bie edhe niveli i kortizolit, hormoni që nxit stresin.
Studimi ka dashur të tregojë në veçanti se kjo substancë (oksitocina) nuk çlirohet vetëm me kontaktin fizik, përqafimet dhe puthjet e pafundme të nënës, por edhe thjesht me zë, e më pak me “chat”-in e mesazhet.
Baballarët dhe bashkëshortët nuk duhet të ndihen keq, sepse i njëjti proces ndodh edhe me ta. Zakonisht janë vajzat ato që janë të lidhura më tepër me baballarët. Megjithatë po të vini re edhe mes dy partnerëve të dashuruar ka shumë emocion kur dëgjojnë zërat e njëri-tjetrit. Është pikërisht oksitocina substanca që jep këtë efekt.
Këto efekte të dobishme mund ta zhdukin magjinë sa hap e mbyll sytë kur nëna fillon të ngrejë zërin. Në këtë rast niveli i stresit rritet në mënyrë të ndjeshme njësoj siç debatoni me një fqinj ose arkëtaren e supermarketit. Megjithatë në çdo rast është mirë që ta keni me vete telefonin dhe pasi të keni përjetuar situata stresuese t’i telefononi dikujt që e doni vërtet shumë. Eksperimenti është kryer te 64 vajza nga mosha 7 deri në 12 vjeç, të cilat janë vendosur përballë situatave stresuese: zënkave
ose problemave të vështira të matematikës. Pastaj ato u ndanë në tri grupe. Grupi i parë pati kontakt fizik me mamatë, grupi i dytë kaloi pak kohë në telefon, ndërsa i treti pa një video, por pa pasur kontakt me mamatë. Përfundimi? Te vajzat që bënin pjesë në grupin e parë dhe të dytë u vu re një ulje e konsiderueshme e nivelit të stresit, ndërsa vajzat që panë filmimin vazhdonin të ishin të stresuara. Niveli i kortizolit tek ato ishte i lartë.
Oksitocina është hormoni që nxit kontraktimin e mitrës gjatë lindjes dhe ushqyerjen me gji. Gjithashtu është hormoni që rrit ndjeshmërinë dhe të kuptuarin e gjendjes shpirtërore të të tjerëve, si dhe favorizon marrëdhënien me ta.
Parandalimi i stresit te fëmijët
Aftësia e të vegjëlve për t’i bërë ballë stresit është një temë mjaft delikate. Ka shumë ndryshime mes një fëmije që ka lindur dhe është rritur në një familje të bashkuar dhe një tjetri që për rrethana të ndryshme është rritur pa njërin prind, sepse i ka braktisur, apo se nëna dhe babai kanë vendosur të ndahen. Sigurisht që fëmija i parë do të vuajë më pak se i dyti, nuk do të ketë probleme që të bashkohet me të tjerët, do të rritet i qetë, i shëndetshëm dhe do të përpiqet t’i realizojë të gjitha qëllimet në të ardhmen. Tjetri mund të ketë vështirësi serioze me shoqërimin, mund të shfaqë kriza paniku, ankth, shenja inati dhe dhune ndaj të tjerëve, si dhe ndaj gjithë botës. Në pamundësi për të pasur një ekzistencë të ekuilibruar, fëmija i braktisur pasi të jetë rritur, nuk do të dijë ç’të bëjë në jetë dhe duke qenë i pavendosur do t’i dorëzohet “vetëshkatërrimit”. Kur mungon qëndrueshmëria, fëmijët e ndiejnë më shumë nga të gjithë, sepse strukturat cerebrale që kanë nuk janë akoma të forta për të përballuar vështirësitë. Në qoftë se bëhet fjalë për fëmijë shumë të vegjël shpeshherë është e vështirë të kuptosh arsyen e mërzitjes, ndërkohë që me kalimin e viteve burimet kryesore të stresit identifikohen me frikën e ndarjes së prindërve, apo paaftësinë për të kryer një punë të lehtë.
Si mund ta kuptojmë që fëmija është nën presionin e stresit
Sipas ekspertëve, prindërit nuk duhet t’ua ndajnë sytë fëmijëve, sidomos kur ata sillen në mënyrë agresive. Për t’u shëruar nga stresi, një fëmijë ka nevojë për shumë qetësi, dashuri, vëmendje nga ana e prindërve dhe bashkëbisedime të thjeshta, të hapura e të sinqerta me nënën dhe babanë, edhe pse këta të fundit mund të jenë të ndarë ose të divorcuar.

stresi tek femijet lajm-shqip 2stresi tek femijet lajm-shqip 3stresi tek femijet lajm-shqip 4stresi tek femijet lajm-shqip 5stresi tek femijet lajm-shqip 6

16.12.2012
Burimi: Gazeta Shqip

femijet gazeta shqip gazeta shqip on line gazeta shqiptare nena psikologjia psikologjike psikologu psikosociale shqip sociologu stresi studimi www zeri i nenes 8 vite më parë
admin
Etiketime femijet gazeta shqip gazeta shqip on line gazeta shqiptare nena psikologjia psikologjike psikologu psikosociale shqip sociologu stresi studimi www zeri i nenes
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Çfarë janë “Kryptos” dhe “Thebes”? (Burimi: Koha Ditore)

Pasardhëse

Profecia e Majave … është vetëm biznes

Të Ngjashme

Pavarësia, nxënësit mbledhin lekë për zbukurimet

admin 8 vite më parë
Situatë alarmante nga përmbytjet, 20 persona të bllokuar në Kamëz…

Situatë alarmante nga përmbytjet, 20 persona të bllokuar në Kamëz…

Administrator 3 vite më parë

Katër muaj pas përurimit të shpejtë,…

admin 7 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com