Lori Hoxha është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e cila njihet për jetën e saj luksoze.
Së fundmi, Lori ka qenë në ishullin e Mikonos për pushime, atje ku është bërë edhe festa e beqarisë së motrës së saj, Sara Hoxhës, bashkë me disa mikesha të tjera.
Fansja konfliktohet me Lori Hoxhën: ‘Ti harxhon lekë kot, poston në Instagram …
Por, një foto e fundit e Lorit nuk është mirëpritur fare mirë nga disa ndjekës. Trashëgimtarja e televizionit “Top Channel” ka pozuar me një fustan leopardi që i tregon linjat seksi. Ndërkohë një fanse i ka komentuar asaj se duhet të duhet të bëjë më shumë kontribute për shoqërinë dhe jo të harxhojë lekë kot me udhëtimet e saj.
Sipas saj ajo thjesht duket si një pasanike që si duhet të punojë për të siguruar jetën.
“Duke qenë se je një figurë publike, duhet ta plotësosh Instagramin me disa postime të tipit “kontribut për shoqërinë”, që të mos duket sikur harxhon lekë kot. Je një ‘trust fund baby’ (pasanike që s’të duhet të punosh për të siguruar jetën), gjithmonë me pushime dhe që pretendon se jeta nuk të ka rrahur më shumë se të tjerët”, i shkruan ajo.
Mirëpo Lori nuk e ka lënë me aq dhe i është kthyer keq komentueses.

“Gjëja që ka rëndësi dhe kontribuon për shoqërinë ndodh pas dyerve të mbyllura”, thotë Lori, “kështu që shijoji gjërat sipërfaqësore, pasi për këtë je këtu.
Ti ankohesh për gjërat false por kjo është gjithçka që do të shohësh. Unë publikoj gjëra të mira dhe herë pas herë flas për diçka që besoj. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, nuk kam çfarë t’i provoj asnjërit dhe as nuk dua”, shkruan Lori.
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj