Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»LAJMI I FUNDIT»Fan Noli, që me një vjershë ngatërroi gjithë shqiptarët
Fan Noli, që me një vjershë ngatërroi gjithë shqiptarët
Fan Noli, që me një vjershë ngatërroi gjithë shqiptarët

Fan Noli, që me një vjershë ngatërroi gjithë shqiptarët

3 vite më parë 1 Koment

Fan Noli ka qenë dhe është nga ata njerëz që të vërtetën ta thoshte në sy dhe nuk i trembej asaj. Dhe për më tepër, kur puna vinte tek bashkëkombësit e tij.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Një vit pa të madhin Dritëro Agollin, përvjetori në Tiranë…
  • Hunza, vendi ku jetohet mesatarisht 120 vite…

Ka kohë që në vendin tonë po qarkullon një vjershë.  Për të thuhet se autorësia i përket Fan Nolit. Vjershëtori jep virtyte dhe vese të shqiptarëve nga të gjitha qytetet e vendit.
Profesor Nasho Jorgaqi në një artikull të tijin e shpjegon më së miri. Si qëndron e vërteta e kësaj poezie? Mbi të gjitha, a e ka shkruar realisht Fan Noli, apo është një sajesë?

 “Zbulimi pas vitesh të tëra hulumtimi nëpër arkiva. A i ka shkruar Fan Noli vargjet për “sharlatanët tropojanë, skraparllinjtë që të japin dru? Për lebërit që,  shtrojnë njerëzinë, shkodranët e ahengut, tiranasit dembelë Stambolli? Për durrsakët llafazanë, kavajasit kokëpalarë…”? Ka vite që qarkullon dorazi në rrethe të ndryshme publike një vjershë. Ka titullin e “Merr e zgjidh” ose pa titull fare, e cila i atribuohet Fan Nolit. Ajo është një vjershë strofike, shkruar në vargje tetërrokëshe.  Por numri i strofave nuk është i qëndrueshëm.
Ato lëvizin nga 5-6 deri në 22 strofa, për aq sa më kanë rënë mua në dorë. Duhet patjetër,  të kërkojmë origjinalin në arkiv. Ndryshe nuk mund të japim një gjykim shkencor. Por i ardhuri, para se të largohej, na tha: – “Të keni besim te im atë. Ai ka qenë aktivist i Vatrës dhe i afërt me Nolin.”

“MERR E ZGJIDH”

A të duhen luftëtarë? Dhe arratinë armiku të marrë? A do botës t’i vësh zjarrë? Merr nja dhjetë kosovarë.

Ado male me dëborë Trima të fortë e malësorë Fort bujarë e burrërorë Shkon në Kukës i ke në dorë.

A të duhen sharlatanë Që lëpihen në çdo sahanë Që të përçajnë vatanë Ke sa të duash tropojanë.

A do njerëz për aheng Për tryeza e për kuvend Burra e gra kërcejnë me lodër Këta i gjen veç në Shkodër

Njerëz të zgjuar me lezet Që i gjen në çdo anë Që të bëjnë muhabet Këta janë mjeshtrit dibranë.

A të duhen budallenj Ca gomerë e ca kopukë Hajdut, kaçak e batakçinj Shko e merri mu në Pukë.

A do trima sejmenë? Kapardisur kudo venë Gjumi pa i zënë t’mos flenë Për tre mirditorë bëj benë.

Këta matjanë burra të zotë Që dikur kanë bërë barot Se i njeh gjithë vendi mbarë Nuk bëjnë tjetër veç për xhandarë.

A të duhen gënjeshtarë? Matrapazë e kokëtharë? Kripën ta shesin për farë Merr krutanë dhe je i larë.

Do dembelë për Stamboll? Mos u lodh e mos hiq hall Të rreshtosh nja tri taborë Tiranasit t’i zgjedhësh me dorë.

Po qejflinj a të duhen Që me jevga dinë të kruhen Zonja që pjellin çdo vit Veç Elbasani i rrit.

Në do burra llafazanë, Që çudisin gjithë dynjanë Që rrinë tërë ditën rrugës Nga këta gjen plot në Durrës.

Po kërkove kokë palarë Kryengritës dhe gomarë Që punët të shkojnë vaj Shko e merri në Kavajë.

Kërkon hoxhë e kërkon prift Mos bridh e mos u ngjit Se si këta që bëjnë mëkat I gjen vetëm në Berat.

A do urtë njerëzit të rrinë Nën komandë të kesh ushtrinë Në tabjate të kesh njerëzinë Merre të gjithë Labërinë.

Do për punë një korçar?

I ke bujq e ustallarë Me gra bashkë e hapin varrë Krah e kokë s’u ka të sharë.

Do budallenj që veç hanë? Me dy këmbë do hajvanë? Pasuri që s’dinë të venë Merr shëtit gjithë Myzeqenë.

Ado të ruash florinj? Katandinë e shtëpinë? Me dy qofte mbush sininë Ec e merr gjirokastrinë.

A do të hash e të bësh qejf? Sofra e shtruar si për mbret Pastërti e për hyzmet Të tillë gjen veç në Përmet.

Doministra kolonjarë?Se mbahen burra për mend Duan kudo të jenë të parë, Në mexhlis e në kuvend.

Halli madh me skraparllinj

Ka rrezik të hash dhe dru, dy ministra le të rrinë Se na duhen dhe pa tre.

Ore të gjorë harruam Vlorën Se kjo punë lahet me gjak, Dy shirit e një medalje
Kësaj pune i vënë kapak.

Për Lajm-shqip

Vladimir Muçaj

04.02.2018

apple fan noli poezi 3 vite më parë
admin
Etiketime apple fan noli poezi
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Nga Kopi Kyçyku: Im bir në rrezik, e mora vesh me vonesë

Pasardhëse

‘Bishti i malit’/ Dy persona, uji desh i mbyti, uji i shpëtoi…

Të Ngjashme

Soreca fton për të krijuar një klasë politike konstruktive

Soreca fton për të krijuar një klasë politike konstruktive

Visar Quni 2 vite më parë
Një nxënëse fierake do përfaqësojë Shqipërinë në…

Një nxënëse fierake do përfaqësojë Shqipërinë në…

admin 3 vite më parë
Shkarkohet përfundimisht nga detyra, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari

Shkarkohet përfundimisht nga detyra, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari

Erjona Keta 2 vite më parë

Një koment

  1. PETRIT
    3 vite më parë8:08 pm -

    Eshte e vertete qe Fan Noli e ka shkruar dhe botuar tek Vatra e permuajshme shoqerise Vatra e patrioteve nacionaliste shqipetareve te kohes. E vertete e tij dhe realitet i shqipetareve ne karakter dhe dallime cilesore nga nje krahine ne tjetren siç kane qene dhe veshjet. Kultura e jetes familjare dhe shoqerore ne periudhen qe ai e shkroi pas lufta e pare dhe lufta e dytr boterore.

    Përgjigju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com