Shpesh dëgjojmë se fati i fukarait dhe i jetimit ngjan me njëri tjetrin. Nëse ndodh të bien të dyja së bashku që në fëmijëri, jeta humb drejtimin… E tillë është dhe familja Leka. Familja Leka vuan nga fukarallëku i tejskajshëm, mungesës së njërit prej prindërve, pamundësisë për t’u integruar në shoqëri dhe të diferencuar prej saj.
Si të mos mjaftonin tre fëmijët e familjes Leka në fshatin Leminot të Maliqit vuajnë dhe nga problemet shëndetësore.
Pesha më e madhe e vuajtjeve i rëndojnë prej kohësh të zonjës së shtëpisë, e cila që prej humbjes së bashkëshortit në një aksident automobilistik, është detyruar të bëhet vetë nënë edhe baba për tre të vegjëlit e saj. E pamundur të flasë para kameres pasi dhimbja është e madhe. Gjyshja e fëmijëve tregon mes lotësh vuajtjet që përjeton cdo ditë kjo familje ndërsa me zë të mekur apelon për ndihmë.
Dhimbja dhe vuajtja është ulur këmbëkryq në familjen Leka, të cilët mbijetojnë mes vuajtjesh, mes problemeve të shumta shëndetësore. Ata shpesh flenë edhe me barkun bosh, duke jua bërë të pamundur dritën e shpresës se dicka do të përmirësohet në shëndetin e tyre.
Kurimi apo trajtimi për ta është i pamundur. Në këtë familje diskutohet vakti për të ngrënë, trajtimi nga ana shëndetësore shihet si “luks” dhe jo nevojë.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj