Falsifikon dokumentat, për ta pushuar nga puna padrejtësisht. Pronari i një firme private “hakmerret” ndaj një punonjësi duke përdorur “lapsin”.
Këtë të fundit e ka përdorur, për të fallsifikuar dosjen e tij personale. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i referohet Seksionit kundër krimit ekonomik e financiar.
Falsifikon dokumentat, për ta pushuar padrejtësisht nga puna …

Sipas burimeve zyrtare të këtij të fundit, bëhet e ditur se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Këto, për shtetasin N.M., vjeç 46, banues në Elbasan.
Ky me detyrë, administrator i një shoqërie private. Burimi në fjalë, saktëson se dyshohet, që, duke falsifikuar dokumentet, e ka hequr me të padrejtë nga puna.
Ky falsifikim është kryer në dosjen personale të punonjësit të kësaj shoqërie, M.S., vjeç 47, banues në Elbasan. Administratori akuzohet në bazë të Nenit 186 të Kodit të Procedurës Penale.
Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi