Facebook, për vite me radhë u konsiderua media më e përdorur.
Mirëpo të dhënat kanë ndryshuar në ditët e sotme, ai përdoret vetëm nga grupmosha e treta.
Një studim i fundit në Britaninë e Madhe nga firma eMarketer ka publikuar disa të dhëna interesante për rrjetet sociale dhe grupmoshën e përdorueseve.
Të rinjtë e grupmoshës 12-24 vjeçe janë më të përqendruar në rrjetet sociale si instagram dhe snapchat, duke sjellë kështu një rënie të përdorueseve të kësaj grupmoshe për Facebook..
Facebook: Rrjeti social i moshës së tretë. Të dhënat e tregojnë këtë.
Sipas të dhënave Facebook është më i përdorur nga personat e grupmoshës 55-65 vjeç.
Parashikime tregojnë se vetëm përgjatë këtij viti rreth gjysmë milionë persona të kësaj grupmoshe pritet t’i bashkohen këtij rrjeti social.
Gjithashtu pritet të humbasë rreth 700.000 përdorues të moshës së re.
E deri në vitin 2021, 81.5% e kësaj grupmoshe pritet të braktisin facebook-un.
Specialistët shpjegojnë se rrjetet sociale po ndahen sipas grupmoshave për shkak të platformave të ndryshme që kanë.
Instagram dhe snap chat paraqesin një komunikim me foto dhe me filtra të ndryshme.
Këto platforma duken më argëtuese në sytë e të rinjve.
13.02.2018