“Vetëm zoti e di se çfarë po u bën trurit të fëmijëve tanë!”. Alarmi është lëshuar jo nga ndonjë përdorues i rëndomtë i rrjeteve sociale, por nga personi me peshë të madhe në ngritjen e Facebook.
Të ngjashme mund të lexoni:
Sean Parker, ish-themelues dhe ish-President i rrjetit më të madh social sot shpërtheu në kritika. Parker shprehu shqetësimet në lidhje me ndikimin e platformës tek të rinjtë.
“Në hapat e parë pyetja që i bënim vetes ishte: si t’u konsumojmë kohë dhe t’u tërheqim vëmendjen përdoruesve?
Kjo do të thotë se duhet të shpiknim një platformë që herë pas herë lëshon pak dopaminë. Dopamina duhet të lëshohet përmes aktiviteteve në platformë si pëlqimi i një fotoje, statusi, apo bërja e komenteve: thotë Parker.
Parker, u bë i famshëm në qarqet “hi-tech” me shërbimin e ruajtjes dhe shpërndarjes së të dhënave, Napster është i penduar. Roli i tij në ngritjen e Facebook ka qenë shumë i madh. Në filmin “Social Network”, ku Parker luhet nga Justin Timberlake, është ai që prezanton idenë e Mark Zuckerberg. Sean e ka prezantuar këtë ide përpara investitorëve të fuqishëm.
“Ndihmova në ngritjen e një monstre!”, thotë ai sot.
Burimi: Syri.net
10.11.2017