Ish “mbreti i paparacëve”, italiani Fabrizio Corona, doli sot nga burgu në mesditë.
Të ngjashme mund të lexoni:
Fabrizio Corona pasi ka dalë nga burgu gjykatësi mbikqyrës i Milanos, i ka dhënë të drejtën e trajtimit terapeutik.
Ai çdo ditë do t`i nënshtrohet terapive për detoksifikimin nga kokaina.
Gjykatësi i ka vendosur disa masa të tjera: të mos përdorë rrjetet sociale, të mos komunikojë me mediat dhe të mos të dalë nga territori i Lombardisë.
Ky është trajtimi i dytë terapeutik, për të cilin i është dhënë e drejta nga Gjykata e Mbikëqyrjes në Milano.
E fejuara e Fabrizio Coronës, Silvia Provvedi është shprehur për median se shpresonte por nuk e priste lirimin e tij.
Corona u arrestua në tetor, dhe akuzohet për evazion fiskal si edhe shantazhim të VIP-ave me fotografi komprometuese.
www.lajm-shqip.com