Gjatë kampionatit Europian foto e Rike Roçi-t me shoqen e saj u bë mjaft e njohur dhe përhapur në rrjetet sociale. Fotoja u soll në vëmendje ditën e djeshme nga figura më e rëndësishme e Liverpool, Jurgen Klopp.
Eva Murati ironizon Riken, ja si i kthehet ish-banorja e Big Brother…
Klopp postoi foton e dy vajzave dhe shkruajti: “Ja pse i mungon Shqipëria botërorit”.
Eva Murati e publikoi postimin e Klopp në Instagram duke shtuar: “Nuk di ta marr për kompliment apo…”. Por ky postim ka bërë që të reagojë vetë Rike, e cila nuk e ka pritur mirë.
“T’i themi shoqes E.M të Tring (tani e zbulova kush është) që për kompliment duhet ta marrë foton time që ka publikuar në Story-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur dhe të mirë më bëhet qejfi”,-përfundon Roçi. Nuk dihet nëse do të ketë një reagim nga Eva pas këtij postimi.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
22.06.2018