Europol sapo ka publikuar raportin më të fundit lidhur me ndikimin e drogërave në rritjen e aktivitetit kriminal në Europë.
Europol thekson se tregjet e drogës mbeten tregjet më të mëdha kriminale në BE.
Në faqen 12 të këtij raporti flitet gjerë e gjatë për Shqipërinë dhe rolin e vendit tonë në rrjetin e trafikut të drogës në Europë.
Aty theksohet se Shqipëria kryeson tregun e kanabisit drejt BE-së.
Në total tregu i drogës në vendet e kontinentit të vjetër prodhon 24 bilion euro fitime për trafikantët, citon syri.net.
“Më shumë se një e treta e grupeve kriminale aktive në BE janë të përfshirë në prodhimin, trafikimin ose shpërndarjen e llojeve të ndryshme të drogave.
Tregu i shitjes me pakicë të BE-së vlerësohet të jetë me vlerë të paktën 24 miliardë euro në vit.
Fitimet e mëdha të krijuara nga tregtia e drogës financojnë aktivitete të tjera kriminale .
Kjo gjë lejon ZQM-të që të lulëzojnë dhe zhvillojnë ndërmarrjet e tyre kriminale në kurriz të shëndetit, prosperitetit dhe sigurinë e qytetarëve të BE”, thuhet në prezantimin e këtij raporti.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu .
www.lajm-shqip.com