Ka nisur me debate këtë të mërkurë mbledhja në komisionin e sigurisë, pasi deputeti i PD-së Flamur Noka është kthyer në “protagonistin” e sherrnajës.
Europa luan me Edin si: Hapa dollapa kush është ‘fshehur prapa’…
Flamur Noka ka hedhur akuza kësaj here për kryeministrin Rama. Noka akuzoi Ramën dhe për lajmin e publikuar nga media gjermane ZDF, nga zv/ministri i Brendshëm Hodaj. Hodaj tha se Shqipëria është e gatshme të mbajë emigrantët, nëse BE ja kërkon. Për këtë, deputeti demokrat është shprehur se Rama është gati ta kthejë Shqipërinë në Siri. Kjo për kredon e tij politike, që negociatat të hapen javën e ardhshme. Por sipas tij tashmë BE e ka vendosur që në këtë fund muaji, drita do të jetë e “kuqe”, për Shqipërinë dhe integrimin. Ja çfarë tha Noka:
“Europa po tallet me Ramën. Pasi sot negociatat janë thuajse të pamundura…Ndaj Rama për të hyrë në sytë e Europës është gati ta bëjë Shqipërinë Siri. Vetëm dhe vetëm, që ta shohin me një sy tjetër”.
Sipas deputetit demokrat, sot një javë Europa pritet t’i mbyllë dyert Shqipërisë sepse nuk mund të pranojë një qeveri të inkriminuar nga koka te këmbët. Një qeveri që ka kapur drejtësinë, një qeveri ku korrupsioni ia ka mbytur frymën ekonomisë dhe biznesit të ndershëm!, “-tha Noka

Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
20.06.2018