Eugent Bushpepa me Këngën “Mall” rrëmbeu trofeun e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH. Si asnjëherë më parë, kënga dhe vokali i Bushpepës gjetën konsensusin e kritikës, medias, jurisë dhe dëshirës së publikut për këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision në Portugali.
Të ngjashme mund të lexoni:
Kënga “Mall” do të ripërpunohet për tu bërë tre minuta.
Aq sa e kërkon Eurovisioni dhe do të këndohet në gjuhën shqipe.
Këtë e ka treguar vetë Eugenti në një intervistë për Eurovision Albania. Herën e fundit kur Shqipëria shkoi shqip në këtë festival ishte viti 2013-të. Kur në festival u paraqitën Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Edhe pse nuk arritën suksesin e dëshiruar. Në gjuhë shqipe, në Eurovizion kanë kënduar edhe Luiz Ejlli, Frederik Ndoci, Olta Boka, Aurela Gaçe dhe Rona Nishliu.
26.12.2017