Eugent Bushpepa dhe ekipi i tij kanë realizuar një performancë të shkëlqyer në skenën gjigande të Eurosongut. E 12-ta në radhë, kënga e tij “Mall”, ndonëse është ndër më të dëgjuarat kohët e fundit, erdhi me vlera të reja.
Eugent Bushpepa ‘tund’ arenën e Eurovizionit në Lisbonë
Vokali i shkëlqyer i Bushpepës ngriti entuziazmin në sallë. Për të mbështetur Eugent Bushpepën me këngën “Mall” mund të votoni me kodin 12. Votimi do të nisi pas konkurimit të 26 këngëtarëve. Të gjithë shqiptarët janë mbërthyer te ekrani për suksesin e tij.
Dhe jo vetëm, Eleni dhe Meta janë dy konkurentë të tjerë shqiptarë. Dhe pse ata konkurojnë për Qipron dhe Italinë suksesin ua dëshirojnë të gjithë shqiptarët.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj