I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show”, Eugent Bushpepa tregon planet për të mbërritur tregun ndërkombëtar.
Fillimisht ai ka treguar se kënga e Izraelit nuk i ka pëlqyer aspak dhe ka shprehur pëlqimet e tij për këngët e tjera pjesëmarrëse.
“Më bëri të humbas pak shpresën për shijen muzikor të njerëzve. Ajo është një këngëtare e mirë, por nuk mendoj që dha maksimumin në atë skenë. Unë jam përpjekur që të tejçoj atë që ndjej me këngën time. Kënga e Hungarisë, më pëlqeu për guximin që kishin djemtë, Bullgaria dhe Holanda. Dhe ato që nuk më pëlqyen ishin Moldavia, Izraeli”- ka thënë ai.
Pasi ka folur për Eurosong-un ai ka treguar edhe një ofertë të mirë që ka marrë pas mbarimit të tij. Mesa duket Eugenti do të renditet krahë Rita Orës, Dua Lipës, Ermal Metës, në tregun Europian.
Një Shtëpi diskografike shumë e njohur në Britaninë e Madhe “Stereophonics” i ka bërë ofertën Gentin për të bërë një turne Europian.
“Kemi marrë kontaktet, kemi shkëmbyer e-mail-et dhe do të punojmë me shpresën që të bëjmë një turne europian”- është shprehur ai.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
17.05.2018