Pas një nate plot surpriza, ku performuan plot 14 artistë, erdhi edhe momenti i shpalljes së fituesit. Juria vendosi që kënga fituese e festivalit të jetë “Mall” nga Eugent Bushpepa. I cili tashmë zyrtarisht do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”.
Kënga “Mall” është kompozuar nga vetë Eugent Bushpepa.
Edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet.
“Fillimisht do doja të falënderoja Radio Televizionin Shqiptar, dhe jurinë shumë të respektuar. E cila më dha mundësinë që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision”, tha këngëtari Bushpepa, pasi pranoi çmimin e pare në skenë.
Vendi i dytë i takoi këngës “Egziston”, kënduar nga Redon Makashi. Ndërsa vendi i tretë shkoi për artistes Inis Neziri për këngën e saj “Piedestal”. Mbrëmja e edicionit të 56-të të Festivalit të RTSH-së, përfundoi nën drejtimin e Adi Krastës dhe Jonida Shehut. Ndërkohë, “Eurovision 2018” do të zhvillohet në datat 8, 10 dhe 12 maj në Lisbonë të Portugalisë.
24.12.2017