Eugent Bushpepa u çensurua natën e parë gjysmëfinale të Eurovizionit në Kinë.
Hunan TV nuk e transmetoi këngën “Mall” të Bushpepës për shkak të një rregulloreje që ndalon transmetimin dhe promovimin e artistëve që kanë tatuazhe.
Mahniti të gjithë Europën, Eugent Bushpepa çensurohet në Kinë…
Për shkak të xhaketës që kishte veshur këngëtarit nuk i dalloheshin tepër tatuazhet.
Megjithatë performanca e tij nuk u transmetua. Po ashtu performancat e Irlandës dhe Zvicrës nuk janë transmetuar.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
10.05.2018