Është marrë vendimi: Produksioni flet për vendin e Aleksandër Lalos!
Kompozitori i mirënjohur shqiptar Aleksandër Lalo, u nda nga jeta gjatë ditës së diel. Ai ka lënë një boshllëk të madh në botën e artit shqiptar. Gjithashtu kompozitori la përgjysmë rrugëtimin e tij në spektaklin “C’est la vie” ku ishte pjesë e jurisë. Në nder të tij, spektakli u ndërpre gjatë së dielës së kaluar. Pritet të nisë sërish këtë fundjavë dhe siç ka mësuar “Xing.al”, produksioni ka marrë një vendim lidhur me pozicionin e Lalos në spektakël.
Të ngjashme mund të lexoni:
Është vendosur që karrigia e tij në juri do të qëndrojë bosh deri në fund të spektaklit.
Për të nderuar kujtimin e kompozitorit të ndjerë dhe për të shprehur se ai është i pazëvendësueshëm. Aleksandër Lalo u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.