Arnavut ‘ESCOBAR’: Ja bizneset e Met Kananit dhe Heqimit në Shqipëri ! Dy drejtuesit e grupeve kriminale Met Kanani dhe Bilibil Heqimi, që sipas policisë dhe Krime të Rënda, janë shkatërruar ditën, zotërojnë biznese në Shqipëri.
Arnavut ‘ESCOBAR’: Ja bizneset e Met Kananit dhe grupit të tij, në Shqipëri !
Met Kanani dhe Bilbil Heqimi rezultojnë të kenë në pronësi të tyre dy kompani private, ku kanë ushtruar aktivitet tregtar. Në emër të Met Kananit, është kompania “Albtek”. “Albtek” është një kompani që kryen aktivitet në fushën e elektronikës. Kanani e zotëron këtë kompani 100 për qind. Ndërkohë mësohet se në 21 prill 2014, ai ka pezulluar aktivitetin tregtar të kësaj kompanie.

Ndërsa drejtuesi tjetër i këtij grupi kriminal, biznesmeni Bilbil Heqimi, rezulton se zotëron kompaninë e veshmbathjeve “ANDREA & MISTJAN”. Fillimisht këtë kompani Heqimi e ka hapur me një shtetas Italian. Por më pas të gjithë kapitalin e saj e ka zotëruar vetë. Kompania ka si objekt të veprimtarisë së saj, përpunimin e veshmbathjeve. Përveç kësaj, dy drejtuesit e grupeve kriminale në Fier, zotërojnë biznese në këtë qytet.
Met Kanani dhe Bilbil Heqimi rezultojnë të kenë në pronësi të tyre dhe disa biznese të tjera ku ata ushtrojnë aktivitet tregtar. Gjithsesi, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka evidentuar dhe katër persona si financues të trafikut të drogës
Prokuroria ka evidentuar dhe katër persona si financues të trafikut të drogës
Veç dy biznesmenëve gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Krimeve të Rënda ka evidentuar dhe katër persona si financues të trafikut të drogës. Këta persona janë shtetasit Klinsi Aliaj, Orges Islami, Iliro Haruni dhe Florand Xhabej. Burimet thonë se Klinsi Aliaj, është një tregtar që zotëron kompaninë “ERKS”. Ndërsa Orges Islami zotëron një aktivitet tregtar me emrin “MALBORO TOBACO”, aktivitet të cilën e ka pezulluar në datën 12 shkurt 2018.
Këta persona është provuar se kanë financuar me shuma të konsiderueshme blerjen e sasive të mëdha të drogës. Më pas lënda narkotike grumbullohej tek një magazinë në emër stë shetasit Sotiraq Saraçi. Prej këndej sasia e drogës shpërndahej në shumë vende. Duke u transportuar me kamiona, makina të vogla apo me dhe skafe.
Skafistët e arrestuar të këtij grupi janë qënë shtetasit Ruvin Spahiu, Besmir Lupi, Redjan Dervishi. Ndërsa me kamion ka transportuar drogë në Maqedoni i arrestuari Mentor Moçka. Ndërsa në një rastet me kafshë, ka transportuar drogë në drejtim të Greqisë i arrestuari Lavdim Çuku. Ndërsa si persona ndërmjetës të këtyre dy grupeve kriminale kanë qënë të arrestuarit Gojart Jahelezi, Nexhat Mlloja,Klaudio Ulndreaj, Alfred Shabani,Arvanit Ulndreaj, Armando Gjini dhe Andrea Balla.
Pas arrestimit të Kananit, kodi i përdorur nga anëtarët ka qënë: ‘Pastroni farmacitë’.
Pas kapjes së Kananit, anëtarët e tjerë kanë tentuar të zhdukin provat, nën moton: ‘Pastroni farmacitë’. Pas arrestimit të Met Kananit në Turqi në muajin mars të këtij viti, hetimet janë përqëndruar në Shqipëri për arrestimin e personave të tjerë bashkëpunëtorë të tij. Grupi kriminal trafikonte kanabis në drejtim të Turqisë dhe më pas droga shpërndahej në vendet e BE-së. Kjo ishte dhe linja e re e trafikimit, ku transportoheshin dhe droga të forta si heroinë dhe kokainë. Nga hetimet e kryera nga Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, u ra në gjurmët e disa prej anëtarëve të bandës të cilët vepronin në territorin shqiptar.
Ndërsa prangosja e Met Kananit ka bërë që trafikantët e tjerë në Shqipëri të merrnin masa për fshehjen e drogës. Disa persona të dyshuar janë përgjuar me metoda speciale teksa ndanin porositë për njëri-tjetrin. “Pastroni farmacinë”, ka qenë kodi i përdorur nga disa prej anëtarëve të bandës që nënkuptonte të pastronin shtëpitë dhe vendet e punës, duke i paraprirë një ndërhyrje të menjëhershme të policisë
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
14.05.2018