Ermal Meta erdhi në Tiranë fundjavën e kaluar, dhe u ftua në disa prej emisioneve në televizionet Kombëtare. Së fundmi ai ishte në panelin e “Top Show”, ku tregoi disa detaje për Eurovizon, Sanremon, dhe karrierën e tij në Itali.
Ermal Meta nuk e fal babanë e tij: Nuk jam Zoti…
Por Ermali është pyetur gjithashtu edhe për marrëdhënien e vështirë që ka me të atin, gjë që vetë këngëtari e ka treguar haptazi.
Alban Dudushi e pyeti në lidhje me këtë çështje dhe përgjigja e Ermalit ishte e prerë.“Jo. Nuk dua. Pikë.
Unë nuk jam Zoti, Zoti fal”, tha Ermali në mënyrë të prerë.
Dudushi e pyeti edhe njëherë nëse kishte pasur ndonjë kontakt këto kohë dhe Ermali tha një tjetër “Jo”.