Replikat mes aktorëve të njohur Gent Zenelaj dhe Erion Isai kanë vijuar në rrjetet sociale. Pas postimit të bërë nga Genti ku kritikonte qëndrimet e Isait, ky i fundit ka replikuar përmes një statusi tjetër në profilin e tij. Sipas Isait mendimi ndryshe, nuk bën as njërin dhe as tjetrin dele të zezë apo të bardhë.
Në një postim në ‘Facebook’, Erion Isai shkruante se është pro ndërtimit të një teatri të ri. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e aktorit Zenelaj, i cili i kërkon kolegut të tij të mos bëhet marionetë.
Postimi i plotë i Erion Isait:
“Mikut tim Gent Zeneli
I dashur Gent! Mendimi ndryshe, nuk bën as njerin dhe as tjetrin dele t] zezë apo të bardhë. Po c’lidhje ka partia me parametrat e teatrit? Nuk e di ku e gjete etiketimin dhe fyerjen ndaj artistëve. E kundërta gjendjej ne shkrimin tim. Flisja për teatralet e politikës që gjetën një rast të bëjne rolin e vajtojacave për teatrin.
Që ti vëmë pikë. Jam për një teatër të ri! Që ti përgjigjet kerkesave te komuntietit, pra të atyre qe ti thua: Mirush Kabashit, Robert Ndrenikes. Etj etj… se këta janë teatri. Teatralet, kanë tjetër detyrë.
P.s: me njeh që të vogël dhe ma di pasionin dhe dëshirën e të bërit të gjërave. Dhe komentet mbi përgjegjësinë time të re, nuk do t’i përgjigjem me asnjë fjalë. Do investohem ta tregoj me punë. Përqafime”.
Në këtë mënyrë Erioni e ka përfunduar postimin e tij dedikuar kolegut të vet, Gent Zenelajt.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
20.06.2018