Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar. Të dyshuarit për vrasjen…Presidenti I Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka reaguar për vrasjen e Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll. Siaps tij çdo gjë ishte e planifikuar. Në parlamentin e vendit, Erdogan tha se vrasja e gazetarit saudit erdhi si pasojë e një operacioni të planifikuar dhe jo nga një incident. Erdogan bëri thirrje që të dyshuarit për vrasje e tij të gjykohen në Stamboll. Nga Arabia Saudite kërkoi të japë përgjigje se ku ndodhet trupi dhe se kush e urdhëroi vrasjen. 18 persona sipas Erdogan janë arrestuar në Mbretërinë Saudite në lidhje me çështjen.
Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar. Të dyshuarit për vrasjen..
Ai nuk tregoiasnjë detaj për provat e mbledhura mbi vrasjen. Në fjalën e tij ai nuk përmendi ndonjë regjistrim audio ose video në mediat turke në ditët pas zhdukjes së gazetarit. Presidenti turk tha se tre ekipe me 15 sauditë erdhën në Stamboll në fluturime të veçanta në ditët dhe orët që pasuan vrasjen. Ai lavdëroi mediat turke dhe ndërkombëtare për presionin e ushtruar mbi Rijadin lidhur me çështjen, duke thënë se e detyruan Arabinë Saudite të lejonte një hetim tërësor brenda konsullatës.Zyrtarët sauditë fillimisht pohuan me forcë se Khashoggi ishte larguar nga konsullata. Por më vonë ndryshuan versionin e ngjarjeve pas një hetimi të brendshëm dhe raportuan se gazetari vdiq si rezultat i një përplasje fizike brenda misionit diplomatik.
Për lajm-shqip:
Erjona Keta
23.10.2018