Era përmbyt varkën, shpëton peshkatari belshak…
Është nisur që në agim të peshkojë në liqen, por për pak sa nuk ka humbur jetën. Kështu e ka pësuar një peshkatar nga qyteti i Belshit. Ai ka shpëtuar për pak, ndërsa ishte duke peshkuar në liqenin e Marinzës të zonës së Dumresë.
Zakonisht, ai, si shumë të tjerë, hedhin rrjetat gjatë orëve të natës për të zënë peshk. Ndërsa voziste mbi liqenin paksa të trazuar, varka e tij është përmbysur. Era e fortë e ka lëkundur disa herë gjersa ajo është kthyer përmbys në anën tjetër.
Madje, edhe peshku i zënë, është “kthyer” sërish në liqen. Peshkatari ka dalë me shumë mundim gjer në breg. Falë aftësive të tij, për të notuar, ai ka shpëtuar nga mbytja.
Ndërsa varka me gjithë rrjetën, kanë rënë në fundin e liqenit.
Alfrida Danushi
23.02.2019