Kjo javë ka qenë ndër me te suksesshmet për yllin shqiptar, Era Istrefi. Ajo ‘shpërtheu’ në tregun ndërkombëtar me HIT-in “Bon bon” dhe tanimë për pak bën 600 milion klikime. Për herë të parë një këngë shqip ka arritur këtë shifër, ndërsa nga shqiptaret është Dua Lipa ajo që ka 1 bilion shikime.
Era Istrefi mahnit tifozët e Botërorit, fansat mendojnë se është Rihanna
Tashmë hiti i ri në prag të kampionatit botëror, “Live it Up” me protagoniste Era Istrefin, Will Smith dhe Nicky Jam po pëlqehet shumë nga publiku.
Në vendin e gjashtë si trend botëror, projekti tashmë arriti milionë klikime në orët e para të lansimit.
Por të dyja vajzat po ia dalin me sukes. Së fundmi, Era sapo na tregoi se fytyra e saj dhe emri u shfaqën në Times Square në New York. Madje, kënga në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam arriti të renditej e 4-ta në YouTube Trendings dhe tani ka mbi 5 milion shikime vetëm në një ditë nga publikimi.
Me siguri edhe ju e mbani mend se ishin fansat e Rihanna-s, ata që bënë të mundur që kënga të bëhej virale edhe pse në fakt më shumë ishte fati i këngëtares. Por ç’është e vërteta shumë të huaj mendonin se ishte Rihanna, ajo që këndonte në gjuhë të huaj dhe më pas u njohën me Erën si këngëtare.
Kjo gjë ka ndodhur edhe me këngën “Live it up”. Më poshtë do mund të shihni disa nga statuset e shumta që bëjnë krahasimin mes dy artisteve.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
27.05.2018