Ish-kryeministri italian, Enrico Letta, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se do të përballet me 27 Brexit, nëse emigracioni nuk trajtohet si prioritet në zgjedhjet evropiane të majit 2019.
Drejtuesi i Institutit ”Jacques Delors”, i cili drejtoi qeverinë italiane mes prillit 2013 dhe shkurtit 2014, bëri thirrje forcave politike antievropiane për të mos anashkaluar temën emigratore gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve.
”Emigracioni ishte një çështje e dorës së dytë në zgjedhjet e 2014, ndërsa ishte qendra e gjithçkaje që ndodhi gjatë legjislaturës që pasoi”, u shpreh Letta duke prezantuar një raport të qendrës së reflektimit me titull “për një politikë evropiane për azilin, emigracionin dhe lëvizshmërinë”.
Elona Tereziu
29.01.2019