Enigmë vdekja e 71 vjeçarit në qytetin e Kuçovës…Një 71 vjeçar është dërguar pa jetë në spital. Familjarët janë tromaksur, kur ai papritur ka humbur ndjenjat dhe pulsin.
Vdekja e 71 vjeçarit në qytetin e Kuçovës, enigmë
Informacioni zyrtar jepet nga Komisariati i Policisë Kuçovë. Sipas këtij të fundit , më datë 02.08.2018, në spital, është dërguar nga familjarët, pa jetë shtetasi E. C.. Ai ishte 71 vjeç, banues në qytetin e Kuçovës. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ndërsa për familjarët , ajo mbetet enigmatike, pasi i moshuari nuk kishte patur ndonjë sëmundje. Sidoqoftë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat.
Alfrida Danushi
03.08.2018