Vrasja e dyfishtë në familjen Hoxhallari ku u vranë nën e bir barbarisht, vazhdon të jetë në enigmë të plotë. Policia dhe prokuroria po tentojnë të ndërtojnë një dinamikë të ngjarjes. Si dhe të zbulojnë autorin apo autorët e kësaj ngjarje të rëndë.
Të ngjashme mund të lexoni:
Përgjatë këtyre dy ditëve janë zhvilluar kërkime në një pus pranë vëndit të ngjarjes.
Aty mendohet të jetë hedhur arma e krimit e cila dyshohet të jetë një lopatë ose sëpatë. Policia ka ripyetur përsëri familjarët por askush prej tyre nuk ka dhënë një ndihmesë në zbardhjen e ngjarjes. Policia ka kërkuar të intervistojë miq të 43 vjeçarit në Greqi atje ku ai jetonte. Procedur e cila pritet të kryhet këto ditë.
Ndërkohë që viktima ka lënë jetim një djal 3 vjeçar, blutë e vlorës po hetojnë mbi pistën e një konflikti të kohëve të fundit ose të vjetër. Mendohet se 73 vjeçarja është vrarë sepse ndoshta ka njohur vrasësin. Autori dyshohet se ka pasur njohje me të dy viktimat.
Për Lajm Shqip
Enrik Mehmeti