Emigranti që shpëtoi një fëmijë nga ballkoni i katit të pestë në Paris rreth një muaj më parë ra në sy të gjithë botës. Akti i tij heroik i bëri përshtypje dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili i premtoi nënshtetësinë franceze dhe një vend pune në Brigadën e Zjarrit.
Mamoudou Gassama është tani më shumë se një fenomen në internet. Emigranti 22-vjeçar nga Mali nisi punën e tij të re këtë të dielë. Ai ishte një prej 24 rekrutëve të rinj të Brigadës së Zjarrit në Paris.
Emigranti shpëtoi fëmijën në Paris, pas pashaportës franceze i ofrohet …
Një emigrant malian është shpallur hero pasi ai ka hipur në pjesën e përparme të një ndërtese në Paris për të shpëtuar një fëmijë që ishte varur nga ballkoni i katit të katërt.
Videoja e shpëtimit spektakolar të Mamoudou Gassamas u bë virale në rrjetet sociale.
Në më pak se një minutë ai tërhiqet nga ballkoni në ballkon dhe kap katërvjeçarin. Në ndihmë i doli edhe fqinji nga ballkoni tjetër.
Shpëtimi impresionues i fëmijës që po varej nga ballkoni i katit të pestë nxiti Presidentin Francez Emmanuel Macron ta ftonte të riun në Élysée Palace, ku i dha një certifikatë dhe një medalje ari për aktin kurajoz.
Gassama i tha Macron: “Nuk u mendova fare. U ngjita dhe më ndihmoi Zoti.”
Gassama tregoi se kur arriti apartamentin, u frikësua dhe filloi të dridhej. Pas ngjarjes, i riu foli për CNN dhe tha se ishte aty për të parë një ndeshje futbolli dhe në atë moment vuri re lëvizjen e njerëzve.
“Më pëlqejnë fëmijët. Do të mërzitesha po ta shihja të lëndohej para syve të mi. Vrapova dhe fillova të kërkoja mënyra për ta shpëtuar dhe falenderoj Zotin që u ngjita nga fasada drejt ballkonit.
Sipas burimeve lokale, babai i fëmijës katër vjeçar po bënte pazaret në momentin e incidentit. Babai do të dënohet në shtator pasi braktisi përgjegjësitë e tij prindërore.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
03.07.2018