Emergjencat civile kanë zbritur këtë të premte në Vlorë. Në sheshin “Pavarësia” në Skelë u zhvillua aktiviteti sensibilizues ” Risku nuk është fat është zgjedhje”. Drejtori i Përgjithshëm i emergjencave civile, Haki Çako, tha se Vlora është një nga zonat më të prekura, ndaj ky aktivitet është këtu mëse i domosdoshëm.
Emergjencat civile ” zbresin” në Vlorë, Çako: Domosdoshmëri

Sakaq, kreu i Bashkisë së Vlorës tha se janë aktualisht duke u marrë bashkarisht me emergjencat civile duke konkluduar një projekt për forcimin e agjinaturës së Vjosës. E cila do të shmang përmbytjet në këtë territor. Duke paralajmëruar Nëntor me shira, Leli u kërkoi qytetarëve t’i përgjigjen në kohë thirrjes për evakuim.
Jerola Ziaj
19.10.2018