Elvana Gjata do të sjellë një projekt për fansat e saj shqiptarë. Lajmi i paralajmëruar në instagramin e artistes, teksa e shfaqte në studion e regjistrimit në Tiranë është konfirmuar tashmë.
Elvana ka regjistruar këngën e re me një kompozitor të ri të talentuar, thuhej më tej, pa bërë publik emrin e krijuesit të ri, që ka zëvendësuar tashmë kompozitorin e vetëm shqiptar me të cilin Elvana ka bashkëpunuar deri më tani në karrierën e saj, Flori Mumajesi.
Krijuesi i hiteve të artistes me siguri do të jetë po aq kurioz sa ne, sesi do të vijë Elvana me bashkëpunëtorin e saj të ri!
Por, ky nuk është i vetmi lajm që vjen nga Elvana Gjata!
Këngëtarja do të realizojë shumë shpejt në Tiranë koncertin e saj të parë recital, në të cilin do të prezantojë edhe këngën e saj të re.
Sigurisht enigmë deri atëherë është fakti se a do të interpretojë ajo këngët e realizuara nga Flori?!
www.lajm-shqip.com