Në Krishtlindjet e vitit 2010, Sir Elton John dhe partneri i tij njoftuan ardhjen në jetë të fëmijës së tyre Zachary. Tani ata do të bëhen prindër për herë të dytë, raporton “The Sun”.
Kjo media sqaron se çifti i shoëbiz në fillim të vitit të ardhshëm do të bëhet me fëmijën e dytë. Ashtu sikurse edhe herën e parë një grua po mban fëmijën e ciftit në barkun e saj.
“Elton dhe David janë në qiellin e shtatë. Ata e duan gruan që po mban fëmijën e tyre si një motër dhe janë shumë borxhlinj për këtë që ajo po bën për ta. Sigurisht që ajo është shpërblyer mirë financiarisht. Identiteti i saj nuk do të mësohet kurrë”, thotë një burim për “The Sun”.
10.11.2012
Burimi: Top Channel