Aktores shqiptare me famë botërore, Eliza Dushkut, duket se nuk i ka bërë edhe aq mirë tripi në Ballkan. Në Twitterin e saj ajo ka shkruar se është helmuar nga ushqimi.
“Helmim nga ushqimi. Woof”, ka shkruar ajo. Para dy ditësh, aktori tjetër i njohur shqiptar Blerim Destani kishte shkruar në Twitter se është në Mal të Zi bashkë me Elizen, transmeton BW.
Ky “lajm” i Elizes i ka shqetësuar miqtë e saj në Twitter, të cilët i kanë uruar që ta kalojë lehtë e ka pasur të tjerë që i kanë kërkuar emrin e restorantit ku ajo mund të jetë helmuar, në mënyrë që të mos shkojnë as ata.
10.08.2012
Burimi: KohaNet