Eli Fara ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”. Këngëtarja është ngacmuar prej Ermalit për vajzën e saj, por duket se këngëtarja ja ka prerë menjëherë hovin.
Eli Fara i kthehet Ermal Mamaqit: S’ke punë me vajzën time…
Më poshtë dialogu mes tyre:
“Ti Eli je ajo që femrat xhelozojnë, po vajza s’të ngjau fare?”, por këngëtara e ka ndërprerë duke i thënë: “Hiqe kete budallek.”.
Ndërsa Mamaqi vazhdon:“Eli Fara ka një vajzë shumë atraktive ka shumë fansa në Instagram…”, por serish u ndërpre nga Eli, duke i thënë: “S’ke punë me vajzën time ti, vazhdo me pyetjen tjetër. Lere sa fansa ka, vazhdo me pyetjen tjetër.”

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
18.06.2018