Elbasani është përfshirë në një debat për votën për presidentin aktual Armando Duka.
Debati për zgjedhjen e Kreut të FSHF-së, ka zbritur edhe në qytetin e Elbasanit.
Janë disa klube futbolli në këtë qark, që nuk kanë ngurruar të deklarojnë votën e tyre.
Informacioni më i fundit, jep detaje se presidentët e klubeve të futbollit në qarkun e Elbasanit, duket se e kanë vendosur.
Armando Duka rrëmben votën nga Elbasani për presidentin e FSHF-së.
Në zgjedhjet e 7 Shkurtit do të votojnë presidentin aktual, Armand Duka.
Një deklaratë e tillë motivohet me arritjet e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, sukseset e të cilit i atribohen presidentit aktual, Duka.
Njëri prej tyre, që ka jo pak peshë, Gentjan Gjoka president i futboll-klub Cërrikut, është shprehur hapur.
“Vota ime është e hapur dhe e deklaruar, për Armando Dukën” – ka deklaruar ai.
Pak më modeste ishte deklarata e presidentit të Peqinit.
Presidenti i këtij të fundit, Astrit Isai, shprehet se do të votojë për futbollin shqiptar.
Mbetet shumë e kuptueshme edhe deklarata e tij në favor të Dukës.
Ndërkohë, mësohet se edhe presidentë të skuadrave të tjera të futbollit në këtë qark, do të votojnë po të njëjtën kanditaturë.
Asnjëri prej tyre nuk ka lakuar kandidatin “qeveritar”, Bashkim Fino.
Komentet ndaj tij, mungojnë të jenë publike, më tepër për faktin se vjen nga politika, sesa lidhen me emrin e Finos.
Sidoqoftë, pritet 7 Shkurti i këtij viti ai, që do të nxjerrë një president të ri për futbollin shqiptar, apo do të rikthejë në këtë post, Armando Dukën.
Vlerat e tij, bashkë me përfaqsuesen tonë, janë të vlerësuara.
Besohet se deklaratat e tyre, para se të vijnë zgjedhjet, nuk mbeten thjeshtë një nostalgji, por vlerësim dhe besim që me Dukën, futbolli shqiptar do të ketë rezultate dhe më të mira.
Për lajm-shqip
Alfrida Danushi