Elbasani tashmë ka “Guidën turistike” të tijën . Bashkia e këtij qyteti ka përfundim me kohë hartën e guidës turistike.
Kjo, me qëllim që turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e lashtë.
Guida përmbledh pikat turistika që ka Elbasani.
Vendas dhe të huaj, do të kenë mundësi të njihen nëpërmjet këtij manuali.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini ka sqaruar se hartimi i kësaj guide, ka përmbledhur të gjitha pikat turistike, natyrore, monumentale dhe historike, që ka qyteti i Elbasanit.
Për këtë qëllim është përdorur një fond prej 5 milion lekësh të vjetra.
Të gjithë turistët që do të shfaqin interes për Elbasanin, do të kenë mundësi të njihen me qytetin nëpërmjet kësaj guide.
Kjo e fundit pasqyrohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, si edhe ilustrohet me foto të pikave turistike dhe historike të qytetit.
Në fotot e këtij manuali pasqyrohet Kalaja , si vlera historiko-kulturor më e lashtë e qytetit, shtëptë antike brenda lagjes me të njëjtën emër .
Po ashtu dhe objektet e kultit , si xhamitë “Mbret”e “ Nazareshë’, “ rrapi i Mansit” , “ rrapi i Vojvodës” ,“ kroi i Kalit”, kisha “ Shën -Mëria”, “ Kisha “Shën Thanas”.
Guidës i shtohen edhe pika turistike e “Bushekut”, “ Muzeu Etnografik”.
Pika turistike dhe kurative e “ Llixhës” “Ullishta”, dy hamamet, një në kala, dhe një shumë pranë qendrës së qytetit, “mozaiku Paleokristian”, “kodër Krasta”, “parku Rinia”, etj.
Sipas kreut të bashkisë , projekti i hartimit të këtij manuali, mbetet shumë i rëndësishëm për qytetin, pasi ndihmon turistët të njohin vlerat që mbart ky qytet.
Vetëm gjatë tre muajve të fundit, qytetin e Elbasanit e vizituan rreth 1500 turistë, tre herë më shumë se në të njejtën periudhë të një viti më parë.
Harta e gudiës turistike, mbetet e para e këtij lloji, që hartohet për këtë qytet.
Për lajm-shqip
Alfrida Danushi