Elbasani bën bilancin natyror të përmbytjeve të këtij muaji
Elbasani bën bilancin e përmbytjeve
Edhe pse vonë, qyteti i Elbasanit ka bërë vetëm një bilanc natyror të përmbytjeve.
Në të gjitha Njësitë Administrative janë shënuar dëme në fillim-dhjetorin e këtij viti.
Njësia Administrative Papër
Nga dalja e Lumit Shkumbin u përmbytën rreth 5 ha tokë bujqësore në fshatrat Ullishtaj dhe si dhe rreth 3 ha në fshatin Vidhas.
Përmbytje të tokave ka patur Broshkë dhe Murras, gjithsej 1 ha.
Problematikë kryesore paraqitet gjëndja e rrugës Papeë – Pajun – Paper Sollak ku, përroi i Paprit ka gërryer rrugën e këtyre fshatrave.
Rruga është bërë e pakalueshme dhe banorët kanë 3 ditë të izoluar.
Më e rëndësishmja është se nuk ka patur humbje në jetë njerëzore dhe as dëmtime në banesa.
Njësia Administrative Funar
Është konstatuar se në rezervuarin aksi 2/2 (Bixëlle) diga është në gjendje teknike jo të mirë për arsye se ka filluar gërryrjet dhe një pjesë e ujit filtron.
Aksi 1/1 (Mollagjesh) ka gërryerje të vogla në digë dhe saraçineska që shkarkon në aksin 3/3 nuk funksionon.
Ai 3/3 (Branesh), diga ka pësuar gërryerje për shkak të shirave, saraçineska funksionon normalisht.
Dhe aksi 4/4 Precë e Sipërme ka po të njëjtin problem me digën, ndërsa saraçineska funksionon normalisht.
Njësia Administrative Gjinar
Duke u nisur nga situata e fundit e reshjeve, deri tani nuk ka pasur dëme nga reshjet.
Nuk ka pasur toka të shembura.
Nuk ka pasur rrëshqitje toke apo shembje rrugësh.
Njësia Administrative Labinot Fushë
Lumi Shkumbin ka përmbytur toka të zaptuara nga banorë, të cilët nuk i kanë të përfituara sipas ligjit 7501, duke filluar nga Xibraka e deri në Mengë.
Deri tani nuk ka informacion të saktë sa është siperfaqja e përmbytur sepse nuk janë raportuar nga banorët, por nga të dhënat e kryetarëve të fshatrave, vetëm në Labinot –Fushë janë marrë mbi 150 rrënjë ullinj.
Gjëndja e rrugëve është e mirë, përveç hyrjës së rrugës së Griqanit, ku mjetet lëvizin me vështirësi nga prurjet e Gurrës së Griqanit dhe nga ndërhyrja e vetë banorëve, gjendja vjen duke u stabilizuar.
Në Mengël, tek Përroi i Larit, i cili rrezikon të dalë në çdo moment nga shtrati nëse vazhdojnë reshjet.
Edhe pse banorët janë munduar ta pastrojnë dhe ta mbajnë nën kontroll, rreziku është i pranishëm.
Në Fshatin Griqan Poshtë, Gurra e Griqanit rrezikon këmbën e urës pasarelë e cila lidh dy lagjet e fshatit.
Kërkohet ndërhyrje emergjente për përforcimin e këmbës së urës.
Njësia Administrative Shirgjan
Në fshatin Jagodinë janë përmbytur 8 dynym sera, që ka ardhur si pasojë e mospastrimit të Përroit të Llixhës dhe kanalit kullues.
Përroi i Llixhës duhet pastruar nga grykëderdhja në lumin Shkumbin e deri në rrugën automobilistike të fshatit Shirgjan me gjatësi 4 km.
Ndërsa, kanali kullues nga grykëderdhja në Përroin e Llixhës e deri në fshatin Kuqan me gjatësi 3.5 km, duhet të pastrohet me automje.
Rruga hyrëse në fshatin Kryezjarr ka rrëshqitje të dheut të skarpatit me gjatësi 50 m linear ku kërkohet ndërhyrja e menjëhershme për rregullimin e rrugës.
Njësia Administrative Shushicë
Ka situatë problematike me përroin e “Shathatit“ (Shushicë) ku në bashkëpunim me Agjensinë e Shërbimit Publik u punua me një fadromë për normalizimin e gjëndjes, gjë e cila vazhdoi për dy ditë.
Në fshatin Polis-Vale prurjet e Shkumbinit kanë gërryer 1 ha tokë dhe përmbytur 4 ha.
Lumi Shkumbin ka sjellë dëmtime dhe në lagjen Baltaver ku rrezikon gërryrje e përmbytje të tokave bujqësore dhe pyllit alivional, kërkohen ndërtim pritash.
Rezervuari ka qenë në kontroll dhe nuk pati problem.
Në fshatin Fush Buall kemi dëmtim të rrugës.
Në fshatin Mlizë kemi një gjëndje të vështirë jetese të familjes së z. Emil Halili.
Burimi i Byshekut që furnizon fshatrat Mliz, Vreshtan dhe Hajdaran është turbulluar dhe nuk është i përdorshëm.
Aktualisht po funizohet me një bot të zjarrfikseve në dy fshatra.
Njësia Administrative Gjergjan
Probleme me banesat në fshatin “Bujaras” .
3 shtëpi të amortizuara si rezultat i shirave çarje në mure, tavane dhe futje shiu nga çatia.
Më shumë shqetësuese është shtëpia e znj.Valmira Hoxhollit dhe me pas z. Shyqyri Tashi dhe z.Bajram Hoxholli.
Po kështu në “Kodër Bujaras” banesa e znj. Fatbardha Muçes ka pësuar dëmtime nga shirat.
Në fshatin “Thanë” u mbuluan me ujë nga shirat 10 ha tokë bujqësore, për momentin ujërat janë larguar.
Problem ngelet pastrimi i kanalit kryesor kullues që ndodhet në kufirin midis Muriqanit-Cerrikut pasi është i bllokuar dhe paraqet rrezik.
Njësia Administrative Gracen
Në fshatin Dopaj, rruga që lidh këtë fshat me autostradën e re Elbasan-Tiranë ka nevojë për pastrim dherash dhe gurësh të rënë në rrugë.
Fshati Plangaricë-Bodin, rruga që lidh këto fshatra me rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan ka shembje dherash dhe gurësh.
Në fshatin Plangaricë si rezultat i rrëshqitjes së tokës rreth 2 km larg themeleve, rrezikohet shembja e shtëpisë së Z. Aleksandër Çullhaj.
Njësia Administrative Tregan
Dëmtimi i urës së këmbësorëve që lidh fshatin Tudan me fshatin Kryezjarr.
Dëmtimi i tubacionit të ujësjellësit Tudan me gjatësi 400m me seksion 50.
Bllokimi i kanaleve anësore të rrugëve të fshatrave si pasojë e shembjeve të dherave.
Bllokimi i pusetave në rrugën Tregan – Tudan.
Për Lajm Shqip
Alfrida Danushi