Sërish vdekje në rrugët automobilistike në Elbasan, 33 vjeçari aksidenton për vdekje një 62 vjeçar.
Të ngjashme mund të lexoni:
Rasti më i fundit është regjistruar në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Elbasanit, bëhet e ditur se më datë 07.02.2018, në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas në fshatin Dragostunjë, ka ndodhur një aksident.
I njëjti burim nga Policia Elbasan saktëson se shtetasi 33 vjeç, duke drejtuar mjetin me targa, AA388FG ka aksidentuar një 62 vjeçar.
Viktima e rrugës automobilistike është këmbësori, B.B., 62 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë.
Policia saktëson se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi