Elbasan: Tragjike, digjet i gjallë brenda në makinë. Është djegur i gjallë brenda makinës së tij, por emri nuk mësohet akoma. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate në zonën e Metalurgjikut.
Elbasan: Tragjike, digjet i gjallë brenda në makinë
Një makinë udhëtonte në autostradën Elbasan-Metalurgji. Ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një murë. Më pas është përplasur sërisht me portën e një servisi. Këtu shënohet ngjarja fatale. Në pak sekonda makina ka shpërthher në flakë. Drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të dalë. Ai është djegur i gjallë brenda saj. Zjarrëfiksja dhe policia janë gjendur shpejt në vendin e ngjarjes. Por nuk ka qenë e mundur të shpëtohet as shoferi e as makina. Policia po përpiqet të zbardh të plotë ngjarjen.

Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi