Elbasan , Qarkullimi rrugor prangos dy drejtues mjetesh.Edhe sot , të paktën dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit. Është sektori i qarkullimit rrugor ai, që ka marrë me të drejtë një masë të tillë. Të dy janë drejtues mjetesh, që kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.
Elbasan , Qarkullimi rrugor prangos dy drejtues mjetesh
Njëri, madje edhe me pasoja për jetën. Sipas burimeve zyrtare , bëhet e ditur se nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan dy shoferë. Sipas burimit në fjalë, ai është, Florian Shabani, 28 vjeç, banues në lagjen “Skenderbej”, Elbasan. Kjo, pasi në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Materialet i Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
Arrestimi i dytë, për ngjarjen e ndodhur dje në fshatin Shalës, Cërrik. Janë përplasur motoçikleta me një mjet bujqësor. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës , O.M., ndërroi jetë. Për këtë shkak u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit bujqësor, Qemal Baha, 61 vjeç, banues në fshatin Xibrrakë, Cërrik. Edhe për këtë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Ai akuzohet për veprën penale, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Alfrida Danushi
18.07.2018