Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Një punonjës i “Metalurgjikut” ka pësuar një aksident në ambientet e punës.
I lënduari është Altin Lamçe 36 vjeç, i cili gjatë punës e ka zënë poshtë një masiv hekuri.
Si pasojë e këtij aksidenti ai ka thyer të dy këmbët.
Elbasan: Masivi i hekurit zë poshtë punëtorin e “Metalurgjikut”

Aktualisht Lamçe është dërguar në spitalin e qytetit të Elbasanit ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Altin Lamçe pritet që të hyjë në sallën e operacionit pasi gjëndja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Një oficer i Policisë Gjyqësore ka shkuar në spitalin e Elbasanit dhe po merr në pyetje punonjësin Altin Lamçe.
Gjithashtu në pyetje do të merren dhe kolegët e tij për të hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Sara Mustafa
19.11.2018