Arta Marku, kryeprokurorja e Përgjithshme ishte sot në mëngjes në Elbasan. Krye-prokurorja shqiptare vazhdon inspektimet. Kësaj rradhe ajo ka vizituar Prokurorinë e Rrethit Elbasan.
Kryeprokurorja Arta Marku vazhdon inspektimet në prokurori, në Elbasan.
Ajo, mbërriti në masa të larta sigurie në hotel turizmin “Skampa”. Aty zhvilloi një takim pune me një grup të ngushtë prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Elbasan. Ende nuk dihen shkaqet e vizitës.
Një burim u shpreh për Infoelbasani.al se znj. Marku piu një kafe ngushëllimi te një nga prokurorët që kishte humbur një person nga familja. Megjithatë, Marku ka takuar drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Ardjan Nezha dhe një rreth të ngushtë prokurorësh dhe qëllimi i këtij takimi ishte dhënia e një impulsi të ri të punës për Prokurorinë e Elbasanit e cila ka në proces disa ngjarje të rëndësishme.
Gjithsesi, disa ditë më parë Opozita e bashkuar, ka kërkuar shkarkimin e Arta Markut.
Ajo ka paraqitur në kuvend disa amendamente. Në to shkruhet se Opozita kërkon që kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku të shkarkohet. Dhe njëkohësisht, të nisë procedura e zgjedhjes së një prokurori të përkohshëm të përgjithshëm sipas kushtetutës.
Sipas dispozitës aktuale, Këshilli aktual i Prokurorisë do të kryente funksionet e Prokurorit të Përkohshëm me vendime kolegjiale. Ndërsa aplikimet për Kryeprokuror të Përkohshëm mblidhen nga Gjykata Kushtetuese dhe jo Kuvendi.
Në finale duhet të jetë një kryeprokuror me 3/5 dhe që të ketë kaluar me sukses vettingun. Që vetting-u të kryhet, opozita propozon që lista e 5 më të mirëve të verifikohet. Dhe këtë listë, do ta përpilonte Gjykata Kushtetuese, me prioritet nga Komisioni i Posatshëm i Kualifikimit brenda 30 ditëve.
Më pas nëse nga kjo listë nuk cakton dot një kryeprokuror të përkohshëm me 84 vota, do të konsiderohet i zgjedhur ai që Gjykata Kushtetuese ka renditur të parin.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
Alfrida Danushi