Gjykata do ta dënonte me burg për vjedhje, por ky vendim është dhënë në mungesë.
Ndaj dhe policia do ta shpallte nëntorin e vitit të kaluar “person në kërkim”.
Por, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Një 33 vjeçar ka rënë mëngjesin e sotëm në prangat e policisë. Informacioni vjen nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Këta , bënë të mundur kapjen e një shtetasi, të shpallur në kërkim kombëtar.
Dhe konkretisht, ai është shtetasi me inicialet, K.K., 33vjeç, banues në lagjen ,”5 Maj”, Elbasan.
Sipas burimeve zyrtare, kapja dhe ndalimi i tij u bë, pas një aksioni të mirëorganizuar.
Më herët, Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Kjo masë sigurie, , për veprën penale të vjedhjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Alfrida Danushi
25.01.2019