Elbasan/Godet të moshuarin për ti marrë lekët.Një vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë në Elbasan. Policia ka mundur të kapë autorin pa përfunduar misionin e tij.
Elbasan/Godet të moshuarin për ti marrë lekët
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë, 4 kilometta në Jug të Elbasanit. Një telefonatë e një fqinji ka bërë që të shpëtojë i moshuari 64 vjeçar. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që vjedhësi kishte goditur me sende të forta të zotin e shtëpisë. Sipas burimeve policore, është arrestuar në flagrancë Edmond Panxhi, 32 vjeç banues në fshatin Shelcan, Elbasan. Personi i lartmërmendur kishte hyrë në banesën e 64 vjeçarit B.T. Ky i fundit ndodhej i vetëm në shtëpi. I ka kërkuar paratë dhe më pas e ka goditur me sende të forta. Policia në çast ka bërë prangosjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. 32 vjeçari akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”.
Alfrida Danushi
03.07.2018