Elbasan/ Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Bradasheshi”.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bradasheshi”. Ata kanë sekuestruar 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa e paketuar në formë çokollate.
Elbasan/ Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Bradasheshi”

Mësohet se është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Ai është Artur Gjolena 37 vjeç, banues në Tiranë. Po ashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë për “Mos kallëzim krimi”, V.K 45 vjeçe, banuese në Laç. Ajo ishte pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Artur Gjolena akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Po ashtu, në ngarkim të shtetases V.K rëndon akuza “Moskallëzim i krimit”.
Alfrida Danushi
24.08.2018