Elbasan/ Fatmir Musai në promovimin e një triptiku poetik 40 vjeçar

Shkruan në poezi dhe në prozë prej 40 vjetësh.
Ky është shkrimtari i njohur elbasanas, Fatmir Musai, që ka promovuar krijimtarinë e tij të radhës.
Në sallën qëndrore të bibliotekës, “Qemal Baholli”, do të mblidheshin qindra krijues e dashamirës të poezisë e prozës, në respekt të shkrimtarit, edhe kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini.

Musai ka paraqitur para këtij editori elitar tre librat e tij të fundit në prozë e poezi.
“Nga një botë tjetër”, “Dhe ëngjëjt simulojnë” dhe “Frymoj me yjet”, tashmë janë në duart e lexuesve elbasanas dhe jo vetëm.
Promovimi i këtyre librave vjen edhe në kuadër të muajit të leximit, të shpallur nga Ministria e Kulturës.
Autori vjen pas një periudhe prej katër dekadash krijimtarie.
Librat e tij, aq të thjeshta, por edhe të vështira, ngarkuar me një stilistikë të hollë letrare, sarkazëm e alegori.
Kanë qenë jo të paktë, ata që kanë vlersuar triptikun letrar të Musait.
Edhe kryetari i Bashkisë Z. Sejdini, vlerësoi punën dhe përkushtimin e shkrimtarit, si një autor i mirëfilltë tashmë.
Ndër të tjera, ai theksoi edhe punën e Bashkisë së Elbasanit për të afruar të rinjtë me librin.
Ky i fundit dha edhe lajmin e mirë.
Sejdini pohoi se Bashkia do të shpërndante nëpër shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare , mbi 10 mijë tituj librash.
Takimi vijoi më tej me kumtesa dhe analiza të njohësve të mirë të prozës dhe poezisë, të cilët vlerësuan punën e z. Musai.
Alfrida Danushi
04.11.2018
Të ngjashme mund të lexoni:
- Për sigurinë publike u mblodh sot Forumi në Fier …
- Rama në presidencë, takim me Meten në lidhje me mosdekretimin e Sandër Lleshit
- Vlorë, ja kush janë 4 peshkatarët që shpëtuan nga mbytja