Përplasen katër automjete në Elbasan e për pasojë dy persona të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, i referohet informacioneve nga Seksioni i hetimit të ngjarjeve në Qarkullim. Sipas kësaj të fundit, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Këto, për B.T., vjeç 19, banues në Elbasan. Shkaku, pasi në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, drejtonte mjetin tip “Benz”.
Elbasan/ Dy aksidente rrugore me dy persona të plagosur
Për pasojë, është përplasur me mjetin tip “Citroen”, me drejtuese A.I., vjeçe 20, banuese në Pogradec. Kjo e fundit është aksidentuar. Ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën. Po ashtu, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Këto, për M.T., vjeç 23, banues në Elbasan. Në rrugën “Ibrahim Dinçi”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Seat”. Ky mjet, me drejtues shtetasin N.Ç., vjeç 30, banuese në Durrës. Për pasojë është aksidentuar pasagjerja në mjetin tip “Seat”, shtetasja I.Sh., vjeçe 35, banuese në Durrës. E plagosura, pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.
Alfrida Danushi
16.10.2018