Dalin detajet e para nga operacioni i policisë, që u zhvillua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se tre anëtarë të fisit Çapja janë arrestuar këtë të shtunë në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit.
Arrestimi i tyre ka ardhur si rrjedhojë e kontrollit të ushtruar të FNSH-së dhe policisë nëpër banesat e tyre.
Anëtarëve të fisit Çapja mësohet se përgjatë kontrollit u janë sekuestruar armë të tipit pistoletë, fishekë dhe bombë me sahat.
Operacioni u ndërmor pas atentatit me granatë që ju bë ditën e djeshme Albert Alterziut në Elbasan.
Elbasan: Dalin detajet e reja nga operacioni i policisë

FNSH dhe policia pritet të arrestojë një tjetër grup kriminal, ndërkohë që, po mbahen të rrethuara disa banesa të tjera.
Fisi Çapja është i njohur për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan.
Po ashtu mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda po verifikon pasuritë e Çapajve.
Gjithashtu po hetohen edhe disa persona të tjerë, pasi dyshohet se merren me trafik ndërkombëtar droge.
Bëhet fjalë konkretisht për hotele, vila dhe toka, të cilat po verifikohet nëse e justifikojnë burimin e të ardhurave.
Sara Mustafa
17.11.2018