ELBASAN – Partia Demokratike çelit sot fushatën elektorale në Elbasan, ku prezantoi edhe kanidadët për deputetë të këtij Qarku. Në mitingun elektoral të zhvilluar në Belsh, kreu i ekzekutivit theksoi se “ne kemi një program konkret për punësimin tuaj dhe ky është programi që bazohet në lirinë tuaj ekonomike”.
Gjatë fjalës së tij kryeministri vendit Sali Berisha theksoi se falë reformave shqiptarët firmosën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërkohë në pak kohë bënë të mundur që Shqipëria të rekomandohej për statusin e e kandidat. Kryeministrin akuzoi kreun e opozitës për bllokim 1 vjecar të statusit, duke shkelmuar kështu interesin e shqiptarëve.
Duke sjellë në vëmendje investimet e bëra 4 vite që shkuan , të cilat kapin vlerën e 4.2 milion dollarëve, Berisha premtoi për mandatin e ardhshëm hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës si dhe vijim te politikes se rritjes e pagave dhe pensioneve.
“Ne këto ditë inaugurojmë së shpejti tunelin e dhe autostradën Tiranë-Elbasan. Jam për tu zotuar se 4 vitet që vonë do 3-fishojmë numrin e fermerëve të cilët do përfitojnë grante nga qeveria. Kjo është alternativa jonë. Shqipëria ishte ndër të paktat në Evropë, që pati ulje të papunësisë së saj, sepse u investuan 4.2 milionë dollarë katër vitet që shkuan ne synojmë punësimi dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve tuaja. Kemi program për krijim e 250 mijë vende pune, që e bazojmë në rritjen më të madhe të investimeve në Shqipëri”, tha Berisha.
Shefi i qeverisë, nuk kurseu akuzat ndaj alternativës së PS-së, teksa i bëri thirrje qytetarëve që më 23 qershor të votojnë PD. Lideri i PD-së tha se zgjdhjet e 23 qershorit janë zgjedhje për ëndrrën evropiane të shqiptarëve.
“Alternativa tjetër. Sharja mallkime, mashtrime, bllokimi trillime. Shqipëria që shihet nga autobusi mavi, sipas banorëve të autobusit mavi dhe pasagjerëve mavi është Shqipëria në natë dhe jo në NATO. Është Shqipëria që këto 4 vjet nuk ka arritur asgjë pozitive. As lëvizjen e lirë as tunelin e Elbssanit. Të gjitha këto kanë qenë dhe janë inekzistente për gjyslykët e atyre që Ahqërinë nuk duan ta shohim dhe ndihmojnë por ta poshtërojnë”, theksoi Berisha.
01.06.2013
Burimi: Balkanweb